Koncert Recital nga Era Kume

Nje ftese Koncerti per te gjithe miqte 🤗
Era Kume ,per pak muaj do te mbushe 16 vjec , lindi në Durrës dhe nisi studimet për piano në moshën 6-vjeçare në Liceun Artistik “Jan Kukuzeli” në Durrës me mesuesen e perkushtuar Ilda Mema.
Aktualisht, studion në Tiranë me prof. Kristina Petrollari Laco.
Ajo ka një karrierë të pasur me çmime dhe koncerte brenda dhe jashtë vendit.
Ka fituar çmime të shumta në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë ato me kryesoret si:
🎶 Grand Concours International de Piano, Paris – Çmimi i Parë Absolut
🎶 Polyhimnia International Competition, Maqedoni – Çmimi “F. Chopin” dhe “Lola Gjoka”
🎶 Pianisti i Ri, Shqipëri – Çmimi “Filipo Trevisan”
🎶 EPTA Shqipëri – Çmimi “Sonata më e mirë klasike”
🎶 Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura – Fituesja e çmimit për të performuar si soliste me orkestrën në 2025
🎶 Ars Kosova, Prishtinë – Çmimi i Parë Absolut
🎶 Piano Talents, Milano – Çmimi i Parë
Ajo ka marrë pjesë në masterclass me profesorë të njohur si Philippe Raskin dhe ka dhënë disa koncerte recitale në Shqipëri, Itali, Belgjikë dhe Poloni. Në vitin 2024 interpretoi premierën botërore të një sonate të kompozuar nga prof. Aleksandër Peçi.
Me talentin dhe përkushtimin e saj, Era vazhdon të spikasë si një nga pianistet më premtuese të brezit të saj
📆Ju presim dt 20 Mars, ora 19:00 📍Universiteti i Arteve

Date

20/03/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Universiteti i Arteve
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart