Koncert simfonik për Krishtlindje “Tinguj & Fjalë” në Tiranë
Falë skenografisë madhështore dhe atmosferës festive të krijuar nga @bashkiatirane , koncerti i këtij viti do të ofrojë një program të pasur dhe të larmishëm muzikor. E gjithë mbrëmja do të realizohet me një orkestër simfonike të plotë, mbi të cilën do të integrohet gjithashtu një formacion i veçantë big band jazz, si shtesë artistike mbi bazën simfonike. Programi do të hapet me një gala klasike, që do të sjellë elegancën dhe solemnitetin e repertorit tradicional, për t’u vijuar më pas me një interpretim energjik dhe festiv në stilin big band jazz Christmas.
Këtij koncerti do t’i shtohen edhe zëra të spikatur dhe magjikë të skenës muzikore shqiptare, të cilët do ta pasurojnë më tej këtë mbrëmje të veçantë: sopranoja @eva.golemi , baritoni @armandolikaj , si edhe këngëtarët @kejsijazxhii dhe @martinpanoo . I gjithë ky projekt artistik do të realizohet nën drejtimin e dirigjentit @armandbroshka , duke synuar të krijojë një përvojë muzikore të plotë dhe emocionuese, në frymën e vërtetë të festës së Krishtlindjes.