Koncert simfonik te Teatri i Operas dhe Baletit

Një mbrëmje e veçantë, ku virtuoziteti i pianos takohet me fuqinë dhe emocionin e Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së! 🎶

Nën drejtimin e dirigjentit Ermir Krantja dhe me pjesëmarrjen e pianistit Amir Xhakoviq, skena e TKOBAP-së do të mirëpresë një program të pasur muzikor, që ndërthur kryeveprat e repertorit klasik me krijimtarinë bashkëkohore shqiptare.

Në qendër të mbrëmjes do të jetë premiera botërore e veprës “Concerto Trinitas I, II, III” – koncert për piano dhe orkestër, kompozuar nga Vasil S. Tole dhe interpretuar nga pianisti Amir Xhakoviq.

Programi do të vijojë me uverturën nga opera “Le nozze di Figaro” të Wolfgang Amadeus Mozart dhe uverturë-fantazinë “Romeo & Juliet” të Pyotr Ilyich Tchaikovsky-t.

Një koncert që premton emocion, elegancë dhe një udhëtim të paharrueshëm përmes tingujve të muzikës simfonike.

3 nëntor
Ora 19:00

Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30.

Date

03/11/2026
Kategorite

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.