Koncert “Tinguj që jetojnë” në Lezhë
“Tinguj që jetojnë” – një mbrëmje muzikore në Lezhë! 🎶
Bashkia Lezhë ju fton të bëheni pjesë e një udhëtimi të veçantë nëpër meloditë që kanë përkundur breza, të sjella me dashuri dhe interpretim live nga artistë të talentuar vendas.
Në instrument:
• Mikea Kakusi – tastierë
• Mirger Tusha – kitarë
• Auron Shema – kitarë
• Ester Shema – flaut
Vokal:
• Ester Shema
🎼 Një repertor me këngë të njohura si: “Mora mandolinën”, “Fërfëlloi thëllënza”, “Zare trëndafile”, “Lulet e majit”, “Oj erdhi bilbili” dhe shumë të tjera.
📍 Pallati i Kulturës “Dedë Ndue Lazri”
📅 05 Mars 2026
🕕 Ora 18:00
Ju mirëpresim të ndajmë së bashku emocione, kujtime dhe art në një mbrëmje që premton të mbetet gjatë në zemrat tona.