Koncert vokal-simfonik në skenën e TKOBAP
REQUIEM FOR THE LIVING | 11 shtator ora 19.00
Koncert vokal-simfonik në skenën e TKOBAP
Qendra Kulturore e Ministrisë së Mbrojtjes ka nderin t’ju ftojë në koncertin vokal-simfonik “Requiem for the Living”, organizuar me rastin e 25-vjetorit të ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001, në kujtim të viktimave të kësaj tragjedie.
I frymëzuar nga vepra me të njëjtin titull e kompozitorit amerikan Dan Forrest, koncerti do të sjellë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura dhe pesë solistë të njohur shqiptarë:
Josif Gjipali
Kastriot Tusha
Ramona Tullumani
Ekland Hasa
Flaka Goranci
Nën drejtimin e dirigjentit Bujar Llapaj.
Një mbrëmje kushtuar kujtesës, jetës dhe paqes, përmes fuqisë universale të muzikës.