Koncerti “Albania Pop Rock” te salla e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Më 27 prill, ora 19.00, në sallën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit

Për të 10-tin vit rradhazi duke bërë bashkë yje skene të çdo kohe… duke sjellë nostalgjinë në ditët tona më pastër e kulluar se asnjëherë më parë.
Albania Pop Rock, një event që nisi nga një ëndërr imja dhe që “mori me vete” rrugës edhe shumë të tjerë ka mbërritur në edicionin e tij jubilar. Çdo vit, një temë, ndërsa mbrëmjen e 27 prillit, më të mirat e çdo viti.
Një kast i shkëlqyer këngëtarësh, një grup muzikantësh elitarë në bandin e këtij projekti dhe për herë të parë, një bashkëpunim me Orkestrën Simfonike të Forcave të Armatosura. @albanianarmysymphonyorchestra

Falenderoj të gjithë miqtë e mi që ju bashkuan këtë vit këtij projekti dhe të gjithë partnerëve besnikë ndër vite.

Biletat për këtë koncert mund t’i gjeni online në www.myticket.al ose mund t’i rezervoni në 0694077755 dhe t’i tërhiqni fizikisht në sportelin e TKOB, prej datës 10 prill, çdo ditë, prej orës 10.00-14.00 dhe prej orës 16.00-20.00

Me mbështetjen e @mtks.gov.al

Date

27/04/2026

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.