Koncerti “Albanian Soul” nga Ana Tafani, Laura Lila

Pas një turneu të suksesshëm në disa nga qytetet më të mëdha të Australisë, si Sydney, Melbourne dhe Brisbane, 🇦🇱“Albanian Soul”, nga sopranoja Ana Tafani, vjen për publikun shqiptar në Hollin Koncertor të TKOBAP-së, më 13 mars, për një mbrëmje që i kushtohet shpirtit të muzikës shqiptare.

✨Së bashku me Laura Lilën në piano, koncerti do të sjellë një udhëtim metaforik nëpër Shqipëri, nga këngët e dashura qytetare shkodrane te meloditë arbëreshe dhe krijimtaria e kompozitorëve tanë më të njohur, duke përshkuar traditën, nostalgjinë dhe identitetin tonë kulturor.

♥️Një mbrëmje ku tingujt e muzikës shqiptare bashkohen për të sjellë emocione, kujtime dhe krenarinë e trashëgimisë sonë artistike në Tempullin Shqiptar të Artit.

Për rezervime kontaktoni në:
+355 69 870 3233

🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30

Ju mirëpresim!

Date

13/03/2026
Kategorite

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Organizer

Teatri i Operas dhe Baletit
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.