Koncerti “Czech Boys – Boni Pueri” te TKOB

“Czech Boys – Boni Pueri”, kori i djemve me famë botërore nga Çekia, vjen në TKOBAP me 35 zëra të jashtëzakonshëm për të dhuruar një mbrëmje plot ngjyra dhe tinguj rinor.

Nën drejtimin e maestro Pavel Horák dhe me shoqërimin në piano të Vartan Agopian, “Boni Pueri” sjell një program të përzgjedhur nga repertori koral ndërkombëtar, të interpretuar me profesionalizëm dhe nivel të lartë artistik.

Ky koncert, premierë absolute në Shqipëri, pasuron kalendarin artistik të TKOBAP-së, duke sjellë në skenën tonë një traditë të çmuar muzikore nga Republika Çeke dhe si asnjëherë më parë, një përvojë të veçantë për publikun shqiptar.

✨ E mërkurë, 26 Nëntor | Ora 19:00

Mos mungoni!

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:30.

Ju mirëpresim!

Date

26/11/2025

Time

20:00

Çmimi

Me biletë

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.