Koncerti “Dialog tingujsh” nga Ejona Nako dhe Kristina Petrollari Laço
🎶 Një dialog tingujsh mes violonçelit dhe pianos sjell një mbrëmje të mbushur me ndjeshmëri dhe pasion këtë 19 nëntor në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
🎹🎻Dy artiste instrumentiste, Ejona Nako dhe Kristina Petrollari Laço, do të ndërthurin tingujt e violonçelit dhe pianos në një bashkëbisedim shpirtëror përmes muzikës së Rachmaninov dhe Shostakovich.
🎼Një koncert ku çdo tingull flet, çdo heshtje frymon dhe muzika shndërrohet në urë mes emocioneve më të thella dhe shpirtit njerëzor.
Mos mungoni!
19 nëntor, ora 20:00
🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.
Ju mirëpresim!