Koncerti “Etera Sonore” në Durrës
𝗞𝗢𝗡𝗖𝗘𝗥𝗧 🎵
ETERA SONORE 🎻
Një mbrëmje e veçantë me muzikë klasike në ambientin unik të Muzeut Etnografik të Durrësit.
🎻 Kuinteti i Harqeve
Laura Llozi – violinë
Fatos Bardulla – violinë
Arben Llozi – violë
Dorina Laro – violonçel
Artur Stafhasani – kontrabas
Drejtuese artistike: Olta Juba
Publiku do të ketë mundësinë të shijojë një program të përzgjedhur me vepra të kompozitorëve të mëdhenj, si:
🎼 W. A. Mozart, J. S. Bach, L. Boccherini, D. Shostakovich, A. Piazzolla, C. Gardel dhe autorë të tjerë.
🗓 Data: 24 korrik
🕗 Ora: 20:00
📍 Vendi: Muzeu Etnografik, Durrës
Ju ftojmë të ndani me ne një mbrëmje, ku eleganca e muzikës së harqeve do të ndërthuret me atmosferën historike të një prej hapësirave më të bukura të qytetit.