Koncerti “Kënga e Mjellmës” nga Schubert te TKOB

🦢🎶 Kënga e Mjellmës, testamenti i fundit artistik i Franz Schubert, Premierë Absolute në Shqipëri, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Një cikël liedesh me poezi nga Rellstab, Heine dhe Seidl, në një mbrëmje ku çdo notë tingëllon si një rrëfim i sinqertë, i brishtë dhe thellësisht njerëzor.✨

Baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi do t’i japin jetë këtij cikli poetik, duke sjellë në skenë thellësinë, elegancën dhe emocionin e një muzike që i flet dhimbjes, qetësisë dhe dashurisë në secilin lied.

✨ Mos mungoni datë 25 nëntor, ora 19:00.

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:30.

Ju mirëpresim!

Date

25/11/2025

Time

19:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.