Koncerti “Ku ka si Tirona” te TKOB

“Ku ka si Tirona” vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor si një homazh i gjallë ndaj shpirtit dhe traditës së kryeqytetit. 🤍

Një mozaik këngësh, vallesh dhe ngjyrash, ku Tirana rrëfehet përmes ritmit, elegancës dhe kujtesës kolektive.

Në këtë premierë, tradita vjen e gjallë, e interpretuar nga solistë vokal, valltarë dhe miq të ftuar që sjellin energjinë e brezave dhe identitetin e një qyteti që nuk ka reshtur kurrë së frymëzuari.

🇦🇱✨“Ku ka si Tirona” shënon jo vetëm një premierë, por edhe nisjen e ciklit “Thesaret e Shpirtit”, një udhëtim artistik që do të pasojë me vepra dhe projekte të tjera të dedikuara pasurisë sonë shpirtërore dhe trashëgimisë kulturore.

Mos mungoni!

19, 20 janar, ora 19:00

🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30

Date

19/01/2026
Kategorite

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.