Koncerti “LUM” nga Hersi Matmuja & Jacopo Conoci te TKOB

✨LUM vjen si një takim artistik mes zërit të këngëtares shqiptare Hersi Matmuja dhe violonçelistit Jacopo Conoci. Një projekt muzikor dhe diskografik që shpalos natyrshëm dialogun mes traditës dhe interpretimit bashkëkohor.

Koncerti ndërton një mozaik tingujsh të lashtë, të risjellë me ndjeshmëri moderne, ku emocionet dhe kujtesa kulturore marrin formë përmes zërit dhe instrumentit. Rrugëtimi muzikor nis nga veriu i Shqipërisë, Kukësi, udhëton drejt trashëgimisë arbëreshe të Italisë së Jugut, ndalet në Shkodër, aty ku muzika popullore dhe ajo e kultivuar bashkëjetojnë dhe përmbyllet me peizazhet tingullore të Salentos.

Interpretimi mbetet besnik ndaj thelbit të melodive, duke ruajtur elegancën, forcën dhe pastërtinë e tyre, ndërsa zëri dhe violonçeli krijojnë një dialog intim, herë të brishtë e herë të fuqishëm.
Përmes përvojave të tyre në muzikën klasike, tradicionale, bashkëkohore dhe pop, dy artistët ndërtojnë një univers tingullor të thellë dhe emocional.

✨LUM është një përvojë muzikore që jo vetëm dëgjohet, por ndjehet. Një udhëtim i qetë dhe i fuqishëm, që shkon drejt e në çdo zemër.

🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30

Ju mirëpresim!

Date

15/02/2026
Kategorite

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.