Koncerti “Muzika e filmave” në Tiranë
🎬 MUZIKA E FILMAVE 🎼
Ju ftojmë në një mbrëmje të veçantë artistike, ku kolonat zanore më të dashura të filmave do të interpretohen nga një orkestër profesioniste, duke sjellë në skenë emocionet dhe kujtimet e kinemasë shqiptare.
📅 12 Korrik 2026
🕢 Ora 19:30
📍 Parku i Liqenit, Tiranë
✨ “Një udhëtim muzikor në kujtesën e kinemasë shqiptare.”
Ky koncert realizohet në kuadër të projektit “Dialog Ndërbreznor – Art, Muzikë dhe Formim”, me mbështetje financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.
🎟️ Hyrja është e lirë! Ju mirëpresim të ndani me ne një mbrëmje të mbushur me muzikë, art dhe emocione.