Koncerti “Nata çame në Vlorë”
Shoqata Patriotike “Çamëria” – Dega Vlorë fton të gjithë qytetarët vlonjatë, mërgimtarët, turistët dhe në veçanti banorët me origjinë nga krahina e Çamërisë, të marrin pjesë në aktivitetin madhështor “Nata Çame në Vlorë”.
Ftojmë gjithashtu të gjithë artizanët të ekspozojnë dhe promovojnë punimet e tyre, si edhe amvisat e krahinës së Çamërisë të prezantojnë gatimet tradicionale çame, duke sjellë më pranë publikun me kulturën, traditat dhe vlerat e kësaj treve.
Data: 17.08.2026
Ora: 20:00
Sheshi Çamëria, tek Kinema Verore, Vlorë
Ju mirëpresim të gjithë për një mbrëmje të mbushur me traditë, muzikë, kulturë dhe shije autentike çame!