Koncerti “Refleksione” nga Erli Lila & Rei Kita

“Refleksione”, një koncert që sjell në skenë frymën e re të muzikës shqiptare.✨

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor mirëpret publikun në koncertin “Refleksione”, një mbrëmje e veçantë ku e ardhmja e muzikës merr zë përmes krijimeve dhe interpretimeve të artistëve të rinj.📯

✨Nga artistët e rinj, me artistët e rinj, për të gjithë publikun shqiptar, një program që lind nga pasioni, guximi dhe talenti i filizave të rinj.
Kompozitorët Erli Lila dhe Rei Kita sjellin një përzierje të ndjeshme emocionesh dhe tingujsh bashkëkohorë, duke ndërtuar ura mes traditës dhe krijimtarisë moderne.

“Refleksione” është një dëshmi e besimit që TKOBAP u jep të rinjve për t’u shprehur, për të krijuar dhe për të ndarë me publikun, botën e tyre të brendshme përmes muzikës.

Mos mungoni!
Datë 15 nëntor, ora 19:00.

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.

Ju mirëpresim!

Date

15/11/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.