Koncerti “Shqipëri, o nëna ime” te TKOB

🇦🇱 “Shqipëri, O Nëna Ime…”, një koncert që vjen nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, si një himn i dedikuar atdheut dhe rrënjëve tona.

Një premierë e veçantë që ngjitet në skenën e TKOBAP-së me emocionin, fuqinë dhe krenarinë e këngëve dhe valleve shqiptare.

Një tjetër shfaqje e jashtëzakonshme ku publiku artdashës, përveç solistëve të Ansamblit Kombëtar Aranit Hoxha, Malvina Likaj, Denisa Gjezo, ka kënaqësinë të mirëpresë për herë të parë në një shfaqje me ansamblin, tenorin me famë botërore Josif Gjipali, me pjesëmarrjen e Artistit të Madh, tenorit Kastriot Tusha dhe baritonit të talentuar të TKOBAP-së, Artur Vera.

💃 Me pjesëmarrjen e solistëve valltarë:
Gëzim Halili, Helga Saraçi, Marjana Shkreta, Olta Ahmetaj, Reji Berisha, Flavio Xhaferi dhe Frenki Ziaj, të cilët sjellin në skenë pasionin, energjinë dhe shpirtin e gjallë të traditës shqiptare.

Një natë ku flamuri, kënga dhe vallja bëhen një për të na kujtuar se arti është gjuha më e bukur e dashurisë për atdheun. ❤️

8 Nëntor, ora 19:00

Date

08/11/2025

Time

19:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Kategorite

Organizer

Teatri i Operas dhe Baletit
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.