Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Aspekte të përndjekjes politike të ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar (1944–1991)” në Tiranë
Çfarë na tregojnë dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për mënyrën se si funksiononte përndjekja politike në Shqipëri?
Më 29–30 qershor 2026, AIDSSH sjell në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës studiues nga Shqipëria dhe Europa në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Aspekte të përndjekjes politike të ish-Sigurimit të Shtetit Shqiptar (1944–1991)”.
🔹 Si u ndërtua dhe funksionoi rrjeti i survejimit?
🔹 Si ndikoi përndjekja politike në jetën e individëve, familjeve dhe komuniteteve?
🔹 Çfarë tregojnë dokumentet arkivore për internimet, burgimet dhe kontrollin shoqëror?
🔹 Si deformohen marrëdhëniet njerëzore në kushtet e frikës dhe represionit?
🔹 Cili është roli i kujtesës, dëshmive gojore dhe arkivave në kuptimin e së kaluarës?
🔷️Hetimi dhe marrja në pyetje e të ashtuquajturve ‘armiq të popullit’: roli dhe funksioni i hetuesit në sistemin represiv komunist”
Gjatë dy ditëve të konferencës, studiues vendas dhe të huaj, përfshirë ekspertë nga institucione homologe dhe universitete europiane, do të paraqesin kërkime të mbështetura në dokumente arkivore dhe dëshmi të mbledhura ndër vite.
🎙️ Ftojmë përfaqësuesit e medias, studiuesit, studentët dhe publikun e interesuar të ndjekin punimet e konferencës dhe të bëhen pjesë e diskutimit mbi një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë.
Informacion i detajuar është i disponueshëm përmes kodit QR.
📅 29–30 qershor 2026
🕘 Ora 09:00
📍 Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.