Konferenca Shkencore “Dritëhije” – Tema: “Trashëgimia dhe Arkitektura, dritare në të kaluarën, dyer për të ardhmen”

Konferenca Shkencore “Dritëhije”

Tema: “Trashëgimia dhe Arkitektura, dritare në të kaluarën, dyer për të ardhmen”

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” organizon më 🗓 26.09.2025 konferencën shkencore “Dritëhije”, në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore.

Studiues, historianë, arkitektë dhe profesionistë të trashëgimisë do të ndajnë reflektime mbi:
✨ Arkitekturën si kujtesë dhe ideologji
✨ Monumentet mes shkatërrimit dhe rigjenerimit
✨ Figurën e Maks Velos dhe arkitekturën e rezistencës

📍 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
⏰ ora 9:00

Konferenca “Dritëhije” është një ftesë për të parë arkitekturën si dëshmi të historisë sonë dhe si dritare për të ndërtuar të ardhmen.

Ju mirëpresim!

Date

26/09/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

09:00

Location

Muzeu "Shtepia me gjethe"

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.