Konkurs poezie për të rinjtë nga Qendra Rinore Korçë
Thirrje për të gjithë të rinjtë që kanë diçka për të thënë… me vargje!
Qendra Rinore Korçë, në bashkëpunim me Bibliotekën Publike “Thimi Mitko”, sjell një Konkurs Poezie për të gjithë ata që ndjejnë, mendojnë dhe shprehen ndryshe. Nëse ke vargje që të rrinë në mendje, emocione që s’i mban dot brenda apo thjesht dëshirë për të provuar veten, kjo është skena jote.
✨ Pse duhet të marrësh pjesë?
Sepse fituesit nuk marrin vetëm vlerësim… ata bëhen pjesë e “Netëve të Poezisë”, një nga eventet më të rëndësishme në qytet për artin e fjalës. Një skenë e vërtetë, një publik real me artistë të njohur shqiptar, një moment që mbahet mend.
📌 Kush mund të marrë pjesë?
Të gjithë të rinjtë nga 15-29 vjeç që duan të ndajnë krijimet e tyre poetike. Poezitë do postohen të gjitha në rrjetet sociale.
🎤 Tema?
E lirë. Si mendja jote.
⏳ Afati i aplikimit: 21 Mars – 21 Prill
📩 Si të aplikosh?
Dërgo poezinë tënde në:
📧 korceqendrarinore@gmail.com
ose në inbox-in e rrjeteve tona sociale.
Mos e mbaj poezinë në sirtar. Nxirre në dritë.
Sepse një varg i mirë… vlen më shumë se çdo gjë…