
Konkursi i Festivalit Kombëtar Letrar – Edicioni I “Nën Dritën e Fjalës”
NJOFTIM
Për Konkursin e Festivalit Kombëtar Letrar – Edicioni I
“Nën Dritën e Fjalës”
📍 Me mbështetjen e Bashkisë Tiranë
🎭 Producent: Adelina Pali
Më në fund, Tirana do të ketë një festival poetik të përvitshëm!
Festivali Kombëtar Letrar “Nën Dritën e Fjalës” synon të sjellë në vëmendje fuqinë e fjalës artistike në zemër të kryeqytetit, si pjesë e vitit simbolik ku Tirana mban titullin:
📍 Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut
📣 Thirrje për pjesëmarrje
Ftojmë të gjithë poetët anëekënd shqipërisë, kudo ku flitet shqip të marrin pjesë në edicionin e parë të këtij festivali kombëtar, që do të zhvillohet në muajin tetor 2025.
🗓 Afati i dorëzimit të poezive:
1 shtator – 30 shtator 2025
📩 Adresa e dërgimit:
📧 nendritenefjales@gmail.com
Për ata që nuk kanë adresë emaili, poezitë mund të dërgohen në inbox-in e faqes:
📘 Nën Dritën e Fjalës (Facebook & instagram)
📜 Kushtet e pjesëmarrjes:
Konkurohet me një poezi, jo më shumë se 4 strofa ose 20 vargje.
Mosha minimale: mbi 18 vjeç.
Poezia nuk duhet të jetë publikuar më parë apo paraqitur në konkurse të tjera.
Autorët pa libër të botuar duhet të paraqesin edhe 10 poezi shtesë, për të dëshmuar seriozitetin e krijimtarisë së tyre.
Pjesëmarrësit që mungojnë në ditën e festivalit skualifikohen automatikisht.
Nëse ndonjëri prej tyre është shpallur fitues, çmimi i kalon poezisë me më shumë pikë në renditje.
🏆 Çmimet e festivalit:
1. 🥇 Çmimi “Drita e Fjalës Shqipe” – 50,000 lekë
2. 🥈 Çmimi i Dytë – 20,000 lekë
3. 🥉 Çmimi i Tretë – 10,000 lekë
4. 🌟 Çmimi Inkurajues – 10,000 lekë
5. 🎶 Çmimi “Agim Doçi” për Tekstin më të Mirë të Këngës – 10,000 lekë
🎤🎶”Fituesi i çmimit për tekstin më të mirë do të përfitojë mundësinë e bashkëpunimit me disa prej studiove muzikore më të njohura në Tiranë.”
ℹ️ Informacione shtesë:
Vetëm 30 konkurrentë do të përzgjidhen për fazën finale.
Juria do të përbëhet nga emra të njohur të kritikës dhe letërsisë shqiptare.
Emrat do të bëhen publikë në ditën e shpalljes zyrtare.
Evenimenti do të mbahet në muajin tetor 2025.
Vendi, data dhe ora do të komunikohen me një njoftim të dytë.
