Konkursi Mbarëkombëtar i Pikturës për Fëmijë “Unë jam NGJYRA”, Edicioni i II-të 2026

✨🎨 ZOGJTË PO FLUTUROJNË! 🎨✨

🏛️ Qendra Kombëtarë e Kulturës për Fëmijë organizon: Konkursin Mbarëkombëtar të Pikturës për Fëmijë “Unë jam NGJYRA”, Edicioni i II-të 2026.

👧🧒 Ftohen të gjithë fëmijët e talentuar të Shqipërisë dhe të të gjitha trevave shqifolëse të bëhen pjesë në Konkursin më të Madh Kombëtar të Pikturës, aty ku piktorët e rinj do të shpalosin gjithë talentin e tyre piktorik.

🎯 Tema e konkursit: “Zogjtë” 🐦
📅 Koha e pranimit të aplikimeve: Deri më 13 prill 2026
📚 Kategoritë pjesëmarrëse:
6-9 vjeç, 10-12 vjeç, 13-15 vjeç

🖌️ Teknikat: akrelik, akuarel, ngjyra druri, lapustila, pastel, grafikë, teknika mikse, etj.

📐 Formati: A3, letër-kartoni

📦 Mënyra e dërgesës: Punimi duhet të dërgohet fizikisht ose me postë.
📍 Adresa: Teatri i Kukullave, Sheshi “Austria”, Rruga “Çamëria”, Tiranë.

📝 Kërkesa të tjera: Bashkë me punimin, aplikanti duhet të sjellë fotokopjen e certifikatës, një foto personale, emrin e plotë, klasën/shkollën, qytetin ku jeton, qendrën kulturore ku bën pjesë (nëse bën pjesë) dhe një emër dhe numër telefoni të prindit.

⭐ Do të kenë prioritet: Mënyra e trajtimit të punimeve, niveli i vështirësisë sipas teknikës së përdorur dhe niveli i krijimtarisë.

🏆 Faza finale: Pas dorëzimit, një juri e jashtme profesionistësh do të përzgjedhë punimet më të mira nga secila kategori. Vetëm konkurrentët finalistë nga secila kategori do të njoftohen për të marrë pjesë në ekspozitën që do të organizohet me këtë rast në Tiranë.

⚠️ VËMENDJE!
1️⃣ Punimet duhet të jenë origjinale!
2️⃣ Të gjitha punimet e fëmijëve i mbeten Qendrës!
3️⃣ Quhen të pavlefshme punimet që kanë emrin e fëmijës dhe detaje mbi pikturë.
4️⃣ Punimet që nuk respektojnë kriteret e pjesëmarrjes dhe përmasat e caktuara do të skualifikohen!

🎁 ÇMIMET DHE RISITË E KËTIJ VITI:
🏅 Çmimet: Për secilën kategori moshe do të ketë nga 3 çmime të para.
🖼️ Ekspozita: Konkursi do të finalizohet me një ekspozitë të madhe të të gjithë finalistëve në Tiranë.
📖 Botim: Për herë të parë, të gjitha punimet e finalistëve do të publikohen në një botim të posaçëm.

🖌️🔥 PIKTURO dhe FITO! 🔥🖌️

📧 Për çdo informacion shtesë, na shkruani në adresën elektronike: info@qkkf.gov.al

Date

05/03/2026 - 13/04/2026
Në zhvillim
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.