Konkursi mbarëkombëtar për çmimin letrar “At Zef Pllumi”, edicioni 2026
Çelet konkursi mbarëkombëtar për çmimin letrar “At Zef Pllumi”, edicioni 2026
Bashkia Lezhë, shpall konkursin mbarëkombëtar të letërsisë për:
Publicistikë
Memuaristikë
Studime letrare
Veprat e paraqitura për konkurs duhet të jenë të botuara, jo në dorëshkrim.
Veprat duhet të jenë të botuara brenda periudhës 01 shkurt 2025 – 28 shkurt 2026.
Juria përbëhet nga:
Ardian Ndreca – Filozof, studiues, publicist (Kryetar)
Evalda Paci – Albanologe, studiuese (Anëtare)
Agron Gashi – Studiues, kritik letrar (Anëtar)
Ceremonia e shpalljes së çmimit do të mbahet më 7 prill 2026.
Veprat dorëzohen dorazi ose me postë në 3 kopje fizike, si dhe në versionin PDF në emailin e bibliotekës: bibliotekalezhe@yahoo.com
Afati i dorëzimit: 24 mars 2026
Vendi i dorëzimit: Biblioteka Publike “Gjergj Fishta”, Lezhë