
“Kryqi i Mirësisë” nga Galeria Kombëtare e Arteve
Tema: Kryqi i Mirësisë
Ky aktivitet është një mënyrë krijuese dhe edukative për të zhvilluar ndjeshmërinë sociale dhe aftësitë shprehëse te fëmijët. Përmes personalizimit të simbolit të Kryqit të Kuq, fëmijët ndërgjegjësohen mbi rëndësinë e ndihmës, solidaritetit dhe humanizmit në jetën e përditshme.
1. Temat dhe Konceptet Kryesore
• Simbolika e Kryqit të Kuq: Njohja me simbolin dhe kuptimi Kryqit të Kuq si përfaqësues i ndihmës dhe kujdesit për të tjerët.
• Shprehja individuale: Çdo fëmijë krijon një vepër të vetën, duke vizatuar mënyrën se si ai/ajo e kupton dhe përjeton ndihmën dhe mirësinë.
• Kombinimi i artit me ndienjat humane: Përmes vizatimit, fëmijët ndërtojnë një lidhje mes krijimtarisë dhe ndihmës ndaj të tjerëve.
• Zhvillimi i ndjeshmëris dhe kujdesit sociale: Inkurajohet reflektimi mbi rëndësinë e kontributit individual në komunitet.
Faza 1: Hyrja
• Prezantimi: Aktiviteti fillon me një bisedë të lirë rreth temës së ndihmës dhe simbolit të Kryqit të Kuq. Diskutojmë pyetje si: “Çfarë do të thotë të ndihmosh dikë?”, “Si ndiheni kur dikush ju ndihmon?”, “A e keni parë ndonjëherë Kryqin e Kuq dhe çfarë simbolizon ai?”.
• Prezantimi i mjeteve: Fëmijët marrin fleta pune, ku në secilën prej tyre do jetë i printuar një kryq(simboli i Kryqit të Kuq), bosh në qendër. Fëmijëve do tu shpjegohet se do ta zbukurojnë dhe përshtasin sipas dëshirës së tyre, për të përfaqësuar idenë e tyre për ndihmën dhe kujdesin ndaj të tjerëve.
Faza 2: Krijimi i Veprave të Artit (30-45 minuta)
Disa ide konkrete për realizimin e veprave që do të bëjnë fëmijët:
• Dekorimi i Kryqit të Kuq:
• Fëmijët përdorin lapsa me ngjyra, bojëra apo mjete të tjera për të vizatuar brenda dhe rreth kryqit.
• Mund të shtojnë simbole pozitive si: lule, zemra, yje, duar që ndihmojnë, ose skena të vogla ndihme (p.sh. një fëmijë që ndihmon mikun e tij).
• Për fëmijët më të mëdhenj, inkurajohet shkrimi i një fjale ose mesazhi të shkurtër mbi rëndësinë e ndihmës dhe bashkëpunimit.
