“Kur ndjenjat marrin zë – Ermonela Jaho” te TKOB

“KUR NDJENJAT MARRIN ZË” Ermonela Jaho🌹

❤️Sopranoja e mirënjohur shqiptare, Ermonela Jaho, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor për të dhuruar për publikun shqiptar një mbrëmje të paharrueshme.

Në këtë natë plot ndjenja dhe emocione, ajo kthehet jo vetëm si një artiste e jashtëzakonshme, por edhe si simbol krenarie për artin dhe kulturën shqiptare.🎶

🪄Nën dirigjimin e maestro Fabrizio Maria Carminati, njëkohësisht dhe drejtor artistik i Teatro “Massimo Bellini” në Catania, me korin dhe orkestrën e TKOBAP-së, publiku do të përjetojë një udhëtim të rrallë muzikor me kryevepra botërore nga Verdi, Bellini, Donizetti, Puccini, Cilea e të tjerë.

✨E mërkurë, 17 shtator, ora 20:00.

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.

Ju mirëpresim!

Date

17/09/2025

Time

20:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Organizer

Teatri i Operas dhe Baletit
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.