Laborator Filozofie për fëmijë në Korçë
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve, në bashkëpunim me Qytezën e Fëmijëve, sjellim në mjediset e saj në Korçë programin Laboratorët e Filozofisë për Fëmijë.
Do të zhvillojmë tre laboratorë, ku fëmijët do të njihen me Sokratin, Platonin dhe Kantin përmes tregimeve të serisë “Platonët e Vegjël” nga Papirus. Çdo tregim do të hapë një bisedë në të cilën fëmijët do të sjellin pyetjet, mendimet dhe shembujt e tyre nga jeta e përditshme.
Programi do të pasurohet me një diskutim mbi të drejtat e fëmijëve. Do të flasim përse është e rëndësishme t’i njohim këto të drejta dhe kujt mund t’i drejtohemi kur ato nuk respektohen.
📍 Qyteza e Fëmijëve, Korçë
📅 20 nëntor, ora 15:00
Ky është një program i Ministry of Production, i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.