Lectio Magistralis “Muzika shqiptare e dhomës e periudhës postmoderniste”

Ditën e mërkurë, më 24.09.2025, në orën 11:00, Qendra e Studimit të Arteve do të zhvillojë në sallën “Aleks Buda” pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Lectio Magistralis me titullin “Muzika shqiptare e dhomës e periudhës postmoderniste (1990-2000), ku do të jetë i ftuar kompozitori Ajet Çekiçi në bashkëbisedim me dr. Kreshnik Duqi.
Në këtë Lectio Magistralis kompozitori Ajet Çekiçi do të diskutojë mbi kompozitorët më përfaqësues të kësaj periudhe, duke analizuar disa nga kompozimet më të spikatura për secilin autor. Analizat e thelluara do të na bëjnë të kuptojmë më së miri se si ka qenë situata e muzikës së dhomës në vitet 1990-2000.
Jeni të mirëpritur!

Date

24/09/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00

Location

Akademia e Shkencave

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.