Leksion i hapur nga Edison Çeraj “NË PRAG Nga socrealizmi në kërkim të…” Tek Bunkeri

🎨 NË PRAG
Nga socrealizmi në kërkim të…

🧠 Artist, kurator, pedagog.
Edison Çeraj nuk e sheh artin si përgjigje, por si kujtesë se njeriu është më shumë se funksion, rol apo profesion. Ai na fton në një cikël leksionesh të hapura për tranzicionin shqiptar dhe pasqyrimin e tij në artet pamore — një fazë “pragnore”, e mbushur me ndjenja, dilema dhe ngjyra befasuese.

“Nji prej çasteve ma të randësishëm të historisë moderne të Shqipërisë është edhe faza e kalimit nga komunizmi drejt përpjekjes së mundishme për nji sistem demokratik. Në filozofi njihet edhe si gjendje liminale, prag ose kapërcyell.
Si pasojë, edhe artet pamore kaluan nëpër këtë fazë pragnore, e cila thotë shumë për situatën e artit dhe artistëve shqiptarë sot.” – Edison Çeraj

📍Tek Bunkeri
🗓 14–21–28 Maj | 4–11 Qershor
🕖 Ora 19:00

🔗 Leksionet janë të hapura për të gjithë — studentë, profesionistë, kuriozë të zakonshëm. Nuk ke nevojë të jesh kritik arti për të kuptuar se si ngjyra flet për shpirtin.

Ky projekt u financua nga Bashkimi Evropian, pjesë e programit të EU4Culture, zbatuar nga UNOPS në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit.

@eu4culturealbania
@euinalbania
@meki.gov.al
@unops_official

Date

21/05/2025

Time

19:00 - 21:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

"Tek Bunkeri", Tirana

Kategorite

Organizer

"Tek Bunkeri", Tiranë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart