“L’Elisir d’Amore” në Vlorë

“L’Elisir d’amore” vjen në qytetin bregdetar të Vlorës!

“L’Elisir d’amore”, opera e njohur e Gaetano Donizetti-t, pas suksesit të jashtëzakonshëm në skenën e TKOBAP-së, udhëton drejt qytetit bregdetar të Vlorës.

✨Historia e ndjerë e Nemorinos, djaloshit të thjeshtë dhe zemërmirë që dashuron me përkushtim Adinën, vajzën e zgjuar dhe kapriçioze; një dashuri që vihet në provë nga krenaria dhe pavendosmëria e saj, si edhe nga prania imponuese e Belcores, ushtarakut ambicioz që kërkon ta fitojë.
Në këtë rrugëtim ndërhyn Dulcamara, një dredharak që i shet Nemorinos “eliksirin e dashurisë”, ndërsa Giannetta dhe fshatarët bëhen zëri dhe dëshmitarët e kësaj historie plot humor, ndjenja dhe keqkuptime, që në fund kurorëzohet me triumfin e dashurisë së vërtetë.

✨Një histori që, në linjën regjisoriale, zhvillohet buzë bregdetit të Amalfit, por që për publikun vlonjat do të vijë me të njëjtin pasion, ngjyra dhe atmosferë mesdhetare në skenën e teatrit “Petro Marko”.

Prindër dhe fëmijë ju presim në Vlorë me datë 10 mars, ora 19:00.

Biletat i gjeni pranë biletarisë së Teatrit “Petro Marko”, çdo ditë nga ora 09:00–12:00 dhe 16:00–19:00.
Për rezervime: +355 69 20 65 340.

Date

10/03/2026
Kategorite

Location

Teatri Petro Marko Vlorë

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.