Lexojmë së bashku nga Klubi i Librit “Dua Librin” për Ditën Ndërkombëtare të Shkrimit dhe Leximit

Klubi i Librit “Dua Librin” ju fton të bashkoheni në një aktivitet të veçantë për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Shkrimit dhe Leximit.

Pse e festojmë këtë ditë?
Në një kohë kur kalojmë orë të gjata para ekranit të telefonit dhe rrjeteve sociale, kjo ditë na kujton rëndësinë e të ndalurit, të lexuarit dhe të përjetimit të qetësisë që sjell fjala e shkruar. Me këtë gjest simbolik, nderojmë fuqinë transformuese të leximit si akt personal dhe kolektiv.

Si do të zhvillohet?
Thjesht JU dhe LIBRI juaj. Do të kalojmë një orë të qetë së bashku, larg zhurmës dixhitale, pa telefona e rrjete sociale.
📅 Kur: E Hënë, 8 Shtator
📍 Ku: Sheshi “Nënë Tereza”, shkallët e Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT)
⏰ Ora: 18:00

Merrni librin tuaj të dashur dhe bashkohuni me ne për një përvojë leximi që nuk do ta harroni.

#DuaLibrin #KlubiILibrit #LexojmëSëBashku #DitaNdërkombëtareEShkrimitdheLeximit #8Shtator #Tiranë #UPT #PreferoLeximin#zgjidhleximin

Date

08/09/2025

Time

18:00

Çmimi

Pjesëmarrje e lirë

Location

Politekniku i Tiranës Sheshi Nënë Tereza

Kategorite

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.