
Libri “Sekreti i fshehur në libra” te Libraria “Leximtari” dhe “Valentini”
SHËNONI DATËN📌
“Sekreti i fshehur në libra” do të promovohet në një seri takimesh në librari. Këtë herë kam vendosur që libri im i ri të ftojë sa më shumë lexues në libraritë tona të pakta dhe të çmuara.
📍Libraria Leximtari (Tirana Ring Center) @leximtari.al
Në datën 14 tetor, ora 18.00 për miqtë.
Në datën 14 tetor, ora 19.00 – 20.00 takim i hapur për të gjithë ata që duan të festojnë për librin tim të ri. Autograf, foto dhe çmim të ulur vetëm gjatë këtij takimi.
📍Librari Valentini (pranë Kishës Katolike në Rrugën e Kavajës) @librarivalentini
Në datën 15 tetor ora 18.30 me prindër, psikologë dhe mësues, do të prezantoj librin dhe do të diskutojmë mbi sfidën e leximit në brezat e rinj. Nëse jeni të interesuar që të merrni pjesë më shkruani.
Së shpejti edhe në librari Adrion dhe në çdo librari tjetër që do të ketë dëshirë të mirëpresë takimet e librit.
