Ligjërata “Meshari i (pa)njohur” nga Vehbi Miftari
📜 FTESË
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, kanë kënaqësinë t’ju ftojnë në ligjëratën e veçantë:
“MESHARI I (PA)NJOHUR”
nga Prof. dr. Vehbi Miftari
📣Në këtë ligjëratë do të prezantohen rezultatet e studimit të parë të mirëfilltë tipografik, realizuar në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit (2024-2026) mbi ekzemplarin e vetëm të njohur deri më sot të “Mesharit” të Gjon Buzukut. Një ngjarje e rëndësishme për studiuesit, akademikët, studentët dhe të gjithë të interesuarit për historinë e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.
📖Gjatë aktivitetit, publiku do të ketë mundësinë të shohë edhe kopjen e “Mesharit”, veprës së murgut Gjon Buzuku, dhuruar nga Papa Françesku I.
Ju mirëpresim!
📅 9 qershor 2026
🕚 Ora 11:00
📍 Salla “Aleks Buda”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë