
“Love on pop – Bisedë me Alma Bektashin” te “Soma Vinyl Station” Tiranë
Lërini të gjitha dhe hajdeni te Alma në Soma Vinyl Station më 12 shtator prej orës 19:00 💕
Së bashku me Alma Bektashin e cila na ka shenjuar momentet ma të mira të festave, dhimbjes e gëzimit mes muzikës së saj, do përshkojmë nëpër historitë e dashurisë, muzikës pop shqiptare dhe poezisë. Ndër vite karriera e Alma e Bektashit na ka frymëzuar se të prodhosh muzikë cilësore nuk bën mirë vetëm për shpirt, por na bën të njihemi më mirë me njëri tjetrin, qoftë në cepin e errët të dhomës e qoftë në pistën vizlluese të vallëzimit.
Biseda moderohet nga Blerina Kanxha!
Ju presim të gjithëve në këtë bisedë të vini siç jeni plot kuriozitet e dashni 💕
