
“Lulemimoza 8 mars 2023”
Përpjekjet feministe dhe LGBTQI+, s’janë asgjë pa përfaqësimin politik, kulturor dhe estetik. Këtë vit, më 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, pesë artiste: Bora Baboçi, Lindart, Matilda Odobashi, Edit Pula (J) dhe Gerta Xhaferaj kanë krijuar postera për protestën.
Duke përfshirë kërkesa politike, sfida të përditshme, tensione simbolike e shumë më shumë, posterat shënojnë një moment dhe hapësirë në të cilën vizualja, verbalja dhe e përbotshmja bashkohen në një lëvizje kolektive.
Posterat do të shpërndahen FALAS në marshime në Tiranë dhe Prishtinë.
8 mars 2023
Tiranë
12:00 Sheshi “Nënë Tereza”
Kosovë
10:00 Pallati i Drejtësisë, Hajvali
11:20 Rethi i flamurit, Prishtinë
12:00 Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë
Ejani të protestoni!
Ky projekt është pjesë e Lule Mimoza, një nismë e Bulevard Art & Media Institute në bashkëpunim me Leah Whitman-Salkin, me një poster të dizajnuar nga Sherebel.
@borababoci @elenilaperi @odobashimatilda @editpula @gertaxhaferaj @sherebel_
Ky poster është frymëzuar nga historia e Norës së Kelmendit, gruas Shqiptare të shekullit 17 e cila drejtoi gratë e zonës së saj në luftimin kundër pushtuesve osmanë e më pas, e vetme, joshi dhe vrau Pasha-në e kundërshtarëve. Imazhi origjinal është marrë nga një pikturë e Sali Shijakut, ndërsa paraqitja e posterit është frymëzuar nga postera historikë të protestave feministe në botë.
