“Malinconia” nga Simona Karafili dhe Etrita Ibrahimi në TKOB
MALINCONIA 🎶
Një udhëtim nga belcanto tek verizmi me sopranon Simona Karafili dhe pianisten Etrita Ibrahimi.
Një mbrëmje e ndërtuar si një rrëfim emocionesh, ku eleganca e belcantos hap udhën drejt dramacitetit të verizmit.
Në këtë koncert vokal instrumental, artistet e TKOBAP-së sjellin një program që bashkon stile, epoka dhe ndjeshmëri të ndryshme në një rrjedhë të vetme artistike.
✨“MALINCONIA” është një dialog i ndjerë mes zërit dhe pianos, ku çdo frazë muzikore bëhet rrëfim emocionesh.
Një udhëtim nga ëndrra tek pasioni që do të keni mundësinë ta ndjeni me datë 18 mars në skenën TKOBAP-së.
Mos mungoni!