Masterclass “Jehonë dhe gjurmë” nga Jozefina Vokrri, Elsamina Musiq dhe Xhulian Millaj
Ju ftojmë të bëheni pjesë e ngjarjes së fundit të programit publik në kuadër të Homeward, në masterklasën tre ditore të drejtuar nga Jozefina Vokrri, Elsamina Musiq dhe Xhulian Millaj.
@jozefina_vokrri @elsaminamusiq @xhulianmillaj
Ju presim prej 15-17 tetor prej orës 09:00 në Art House, në Shkodër.
Hyrja është e lirë.
Masterklasa nën titullin “Jehona dhe Gjurmë” sjell tre qasje të ndryshme ndaj metodave që eksplorojnë mënyra të ndryshme të përkthimit të kujtesës – nga periferitë urbane deri te hapësirat intime të albumeve familjare, nga gjurmët e të dhënave digjitale deri te shtypjet tradicionale të linogravurës.
Nëpërmjet zërit, fotografisë, tekstit dhe transformimit të mediave, pjesëmarrësit reflektojnë mbi mënyrat se si kujtimet ruhen, humbasin, shtrembërohen ose marrin kuptime të reja. Instalacionet që do të krijohen nuk ofrojnë vetëm imazhe apo tinguj, por krijojnë hapësira për dialog, imagjinatë dhe rikthim kritik mbi atë çfarë mbetet e dukshme dhe e padukshme, e dëgjueshme dhe e padëgjueshme.
Programi publik realizohet nga Fondacioni Art House në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
–
Me rastin e 10 vjetorit të Art House / On the Occasion of 10th Anniversary of Art House
Kuruar nga / Curated by
Luçjan Bedeni, Tea Paci, Zef Paci, Niovi Zarampouka-Chatzimanou
@lucjan_bedeni @tea.paci @zefpaci @niovi_zc
Prodhuar nga / Produced by
@kube_studios
Në bashkëpunim me / In collaboration with
Galeria e Arteve e Shkodrës / Civic Gallery of Shkodër
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” / Marubi National Museum of Photography
Radio Shkodra
Auditori Françeskan / Franciscan Auditorium