
Masterclass & koncert nga “Vivo Quintet”
Koncert – Masterclass në Tiranë
E hënë, 29 shtator, në orën 12:00
Salla e koncerteve Tonin Harapi
Kuinteti i frymës “Vivo”, i përbërë nga anëtarë të Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura Shqiptare, do të japë një koncert masterclass të jashtëzakonshëm, si pjesë e një bashkëpunimi didaktiko-artistik me Liceun “jordan Misja”
Ky aktivitet është pjesë e një bashkëpunimi ndërinstitucional tashmë të konsoliduar në Tiranë mes dy institucioneve tona, duke ofruar për muzikantët e rinj mundësinë për të shkëmbyer përvoja dhe për t’u frymëzuar nga artistë të rinj, profesionistë.
Një takim unik ku muzika, pedagogjia dhe ndarja e përvojës bashkohen!
Hyrja është e lirë.
Ejani të zbuloni dhe të mbështesni këtë iniciativë të bukur muzikore dhe edukative!
