Masterclass vokal me dirigjentin Andrea Solinas

✨MASTERCLASS VOKAL me dirigjentin Andrea Solinas

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e një masterclass-i vokal për artistët e rinj, i cili do të zhvillohet më 20 dhe 21 prill, me pjesëmarrjen e dirigjentit të mirënjohur italian, Andrea Solinas.

Ky masterclass synon zhvillimin profesional të këngëtarëve të rinj lirikë, duke ofruar një mundësi të veçantë për të punuar drejtpërdrejt me një artist të nivelit ndërkombëtar.

Kriteret e pjesëmarrjes:
Pjesëmarrësit duhet të jenë të moshës 18–40 vjeç dhe pjesëmarrja është plotësisht falas.

Aplikimi:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën:
sekretaria@tkob.gov.al

Aplikimit duhet t’i bashkëngjiten:
• CV artistike, që përfshin formimin arsimor dhe përvojën muzikore
• Lista me jo më shumë se 2 arie që do të interpretohen.

Afati i aplikimit: 15 prill 2026.

Ju mirëpresim!

Date

20/04/2026

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

Organizer

Teatri i Operas dhe Baletit
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.