Masterclass Vokal me Gëzim Myshketa dhe Davide Luciano nga Teatri i Operës, Baletit

🎼 Ftesë për pjesëmarrje në Masterclass Vokal

Teatri i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor organizon një masterclass vokal për artistët e rinj, me pjesëmarrjen e dy baritonëve të njohur të skenës operistike: Gëzim Myshketa dhe Davide Luciano.

📅 16–17 Shkurt 2026
🕘 10:00–13:00 | 14:00–18:00

Ky masterclass synon zhvillimin profesional të këngëtarëve të rinj lirikë, duke ofruar një mundësi të rrallë për të punuar drejtpërdrejt me artistë të nivelit ndërkombëtar.

👥 Pjesëmarrës: 18–40 vjeç
💠 Pjesëmarrja është falas

📧 Aplikoni në: sekretaria@tkob.gov.al

Duke dërguar:
• CV artistike
• Listën me 2–3 arie për interpretim

⏳ Afati i aplikimit: 10 Shkurt 2026
📩 Kandidatët e përzgjedhur njoftohen deri më 15 Shkurt.

Date

16/02/2026

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.