Mbrëmja e artit “Kudo Bashkë” te Teatri “Migjeni”, Shkodër
“Kudo Bashkë”
Vjen në Shkodër!
Një mbrëmje e mbushur me art, emocione dhe ndërgjegjësim, ku fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara do të sjellin në skenë talentin, forcën dhe gëzimin e tyre.
📍 Teatri “Migjeni”, Shkodër
📅 11 Korrik 2026
🕕 Ora 18:30
Ju ftojmë të jeni pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë, jo vetëm për të duartrokitur një shfaqje, por edhe për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse.
Ejani të ndani emocionet me ne dhe të kuptoni se aftësia nuk matet nga kufizimet, por nga mundësitë që i japim njëri-tjetrit.
Ne mundemi. Na pranoni, na mbështesni dhe ecni krah nesh. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri ku secili ka vendin e tij.
Ju presim me zemër!
Organizon:
Qendra “Lumturo Dhimbjen”
Me mbështetjen e Teatrit “Migjeni”, Shkodër dhe nismës “Super Omeri”.
Date
- 11/07/2026
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Teatri Migjeni Shkoder