
Mbrëmje “Dantedi – Dita Kombëtare e Dante Alighierit”
Të martën, më 25 mars, në orën 18:00, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, ka kënaqësinë të presë në bibliotekën e tij një aktivitet të organizuar nga Departamenti i Italishtes së Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, me rastin e kremtimeve për Dantedì, ditën kushtuar Dante Alighieri-t.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë mbrëmje reflektimi dhe bashkëndarjeje, kushtuar njërit prej poetëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
