Mbrëmje leximesh poetike “Lamë pas shtëpinë – poezi për ikjen, mërgimin, dëbimin” te “Berk Botime”

Më 26 mars ju ftojmë të na bashkoheni në një mbrëmje leximesh poetike, ku do të eksplorojmë thellësitë e ndjenjave dhe përvojave që lidhen me migrimin, azilin politik, jetën si refugjat dhe zhvendosjen e popujve të prekur nga lufta dhe kolonializmi, apo thjesht tëhuajësimin e individit nga vendbanimi dhe shoqëria që e rrethon.

Ky takim poetik vjen si nevojë për të reflektuar më shumë për njerëzit që vuajnë pasojat e shtypjes sistematike, shpesh të legjitimuar nga pushtete ekonomike, duke sjellë kësisoj në dritë jetët e atyre që janë detyruar të lënë çdo gjë pas, për të kërkuar një jetë më të mirë ose thjesht mbijetesë në vende të huaja.

Jeni të ftuar të sillni poezitë që dëshironi për t’i lexuar së bashku. Leximi do të çelet nga Anna Shkreli dhe Sokol Çunga, të cilët kanë bërë një përzgjedhje të parë.

E mërkurë, 26 mars, ora 19:00, Berk.

Date

26/03/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Berk Botime
Kategorite

Organizer

"Berk Botime" Tiranë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart