Mbrëmje muzikore “Tingujt nën Kontroll” te Tek Bunkeri
🎶 Tingujt nën Kontroll 🎶
Një mbrëmje ku muzika bëhet kujtesë, reflektim dhe dialog mes dy botëve, asaj të kufizimit dhe asaj të lirisë.
Erina Seitllari do të sjellë një performancë live me këngë që dikur i përkisnin një kohe të mbuluar nga censura, për t’i vënë sot në dritën e kuptimit të ri.
E ftuar speciale, Lubjana Saraseli, mësuese muzike që ka përjetuar në kohë reale ndryshimin e madh nga tingujt e kontrolluar të së kaluarës te zërat e lirë të së tashmes.
Përmes rrëfimeve, kujtimeve dhe muzikës, do të udhëtojmë nëpër dekada për të kuptuar se si arti arrin gjithmonë të mbijetojë, edhe kur fjalët heshten.
📅 05 nëntor 2025
🕖 Ora 19:00
📍 Tek Bunkeri
🎤 Një event që bashkon kujtesën, muzikën dhe lirinë e shprehjes.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “KryeNgritje: Arti si Kujtesë”, mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
#TingujtNenKontroll #ErinaSeitllari #LubjanaSaraseli #MuzikaDheKujtesa #NgaCensuraTeLiria #EventKulturor #LiveMusic #TekBunkeri