Mbrëmje poetike “Lavd i miqësisë” për 12 vjetorin e Joyce te “Zenit” Tiranë

FAT QENI
(shpresë shëlbimi për shërbesën e besës)
Ah të kem gojë dhe grykë kënge ato çaste
mbushullime apostolike ndjekjesh nga pas
shtigjeve kalvar me ritmikë zemrash behar
e ditë nën diell zenit e dritë meshe trotuari
Po unë gjahtar fjale pa gojë s’di as shkrim
shihemi sy më sy e do shihni t’ju këngëzoj
çdo miqësie që më ka vënë dorë mbi krye
të pathënat e kryqit për takimet prej zjarri
Trumbave vargje laureshash që kam parë
e tingullimet nxjerrë në pritë për t’u vrarë
edhe krejt shpirtrave të lirë drejt fluturimi
lutjen e dëlirë për falje me dorë në zemër
Në emër të çdocili që për hiret e bukurisë
cfilitet tek pret prenë si shenjtërinë e hirit
ndërsa me vite stërvitet qiellin të shenjojë
shpupurisje tingulli duke marrë në shenjë.
Xhojsi, qenie mik
besnik e i pagojë

Date

24/07/2026
Aktivitete të Përfunduara

Location

Galeria "Zenit"

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.