
Mbrëmje poetike me rastin e 9-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës te DPA
Me rastin e 9-vjetorit 🗓️ të shenjtërimit të shqiptares 🇦🇱 së përbotshme🌍, Nënë Terezës 🙏🏻, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) do të hapë dyert për t’ju mirëpritur në një mbrëmje poetike, ku secili prej jush mund të jetë protagonist! 🤗
Më 4 shtator 🗓️, ora 18:00 ⏰, mes miqsh të shumtë, në oborrin e ridimensionuar të DPA-së📍, do të shkëmbejmë fjalë të ndjera, si edhe do të ndajmë poezi apo krijime tuajat🗣️, në shenjë mirënjohjeje ndaj jetës dhe veprës së bijës së shqiptarisë, Anjezë Gonxhe Bojaxhiut. 📬 Dërgojeni krijimin tuaj në faqet tona zyrtare në 📲“Facebook”, “Instagram”, ose në adresën e email-it: dpa@arkiva.gov.al.
Në këtë aktivitet, ku do të jetë kryefjalë poezia, një nga vokacionet vajzërore të Shenjte Terezës para se t’i kushtohej murgërisë, do të shfaqet edhe një ekspozitë dokumentare 📃dhe fotografike 📸 mbi veprimtarinë e nobelistes, duke shpalosur dorëshkrime të rralla të saj me fragmente në shqip 🔤.
Për të mos harruar kushtin e pjesëmarrjes: sipas vendit, edhe kuvendi ❗Meqenëse #ArkivatFrymëzojnë 🥰, mos u druani as ju! Jeni të lutur që në “Murin e Shënimeve” ✍🏻të ndani me ne një thënie frymëzuese, ndjesitë apo përshtypjet mbi aktivitetin.
Ju mirëpresim! 😍
#DrejtoriaePërgjithshmeeArkivave
#ArkivatFrymëzojnë
#NënëTereza
#MbrëmjePoetike
#EXPO
