Mbrëmje poetike te “COD Kryeministri”
Në kuadër të Ditës Botërore të Poezisë, COD ju fton në një mbrëmje poetike kushtuar poezive të krijuara gjatë periudhës së censurës. Vargjet e tyre janë një dëshmi dhe pjesë e rëndësishme e trashëgimisë sonë letrare dhe një zë që duhet rikujtuar.
Kjo mbrëmje, në Bibliotekën e Kryeministrisë, do të zhvillohet përmes leximit dhe rikthimit në vëmendje të autorëve dhe krijimtarisë së tyre.