
Mbrëmje poetike te Teatri “Çajupi” Korçë
Sot në Korçë, poezia ngjitet në skenën e madhe të Teatrit “Andon Zako Çajupi” ku poetja Valbona Lola prezanton poezitë më të bukura të librit të saj të fundit “Monologu i një gjetheje”, me interpretimin e artistëve të mirënjohur Ligoraq Riza, Zamira Kita, Kristian Koroveshi dhe Dasara Xhangolli, nën drejtimin artistik të Blerta Balliut.
“Poezia dhe njeriu nuk janë të ndryshëm mes tyre, – ngjan të thotë me këtë libër poetja. – Rrugët e ajrit, shtigjet e qiellit, mund të preken nga të gjithë, mjafton pak ndërgjegje në shpirt. “
Sa thjesht e sa ngrohtë, me çfarë pasioni njerëzor e përcjell Valbona Lola këtë ndjesi, ndaj kjo ftesë është e hapur dhe vlen për këdo sot, që të vijë në teatër, e të mbushet me emocion dhe ngazëllim në shpirt!
