“Meditim” për Ferdinand Dedën nga Orkestra Simfonike RTSH
Orkestra Simfonike sjell një mbrëmje të veçantë muzikore në nder të 85-vjetorit të lindjes së kompozitorit dhe dirigjentit të shquar shqiptar, FERDINAND DEDA.
🎶Mbrëmja, e titulluar “Meditim”, do të zhvillohet në sallën “Ferdinand Deda” të RTSH-së — një hapësirë që mban emrin e tij dhe ku muzika e tij rikthehet aty ku kujtesa artistike jeton dhe rezonon.
🎼Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, me soliste Merita Rexha Tërshana në piano, publiku do të udhëtojë në universin krijues të një prej figurave më përfaqësuese të muzikës shqiptare.
🗓5 SHKURT
⏰️19:00
📍Salla “Ferdinand Deda, RTSH
Date
- 05/02/2026
Location
- Salla "Ferdinand Deda", RTSH, Tiranë