“Mia në Shtëpinë me Gjethe” – Teatër me kukulla në muze!

📣“Mia në Shtëpinë me Gjethe” – Teatër me kukulla në muze!

🎭 Më 12 dhjetor, ora 15:00, Muzeu “Shtëpia me Gjethe” sjell për herë të parë në Shqipëri një shfaqje teatri me kukulla të krijuar posaçërisht për një muze kujtese.
Një format i ri edukimi, që ndërthur historinë, artin dhe imagjinatën për t’ua sjellë të shkuarën fëmijëve me një gjuhë të butë, të kuptueshme dhe dinjitoze.

🎪Shfaqja “Mia në Shtëpinë me Gjethe” është përgatitur në bashkëpunim me Family Art Guides, me tekst origjinal dhe elemente vizuale të konceptuara enkas për muzeun tonë.

Për realizimin e saj:
• kemi punësuar part-time një student të Universitetit të Arteve,
• kemi përdorur zërat e anëtarëve të stafit si personazhe të shfaqjes,
• kemi zhvilluar një qasje të re interpretimi për publikun e vogël.

Kemi kënaqësinë të presim në këtë aktivitet edhe fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”, të cilëve u dedikohet kjo premierë e veçantë.

Një hap më tej drejt muzeologjisë bashkëkohore, edukimit krijues dhe qasjes inkluzive ndaj historisë.

Date

12/12/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

15:00

Location

Muzeu "Shtepia me gjethe"

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.