Monodrama “Grua për shtëpi” në Korçë
Grua për shpi: Një shfaqje, shumë zëra! 🗣️
Sa herë i kërkojmë një gruaje “të jetë për shpi” dhe harrojmë zërin e saj të vërtetë?
Monodrama “GRUA PËR SHPI”, e bazuar në tekstin e Franca Rame, sjell në skenë historitë e grave, martesat e hershme dhe pritshmëritë e padrejta që shoqëria vendos mbi to.
Një bashkëshorte, nënë, bijë, viktimë, të mbijetuar… Një aktore, shumë zëra, një histori që na detyron të reflektojmë mbi dhunën me bazë gjinore dhe rolet që shoqëria u imponon grave dhe vajzave. Shumë pyetje që na prekin të gjithëve👇
Mos e humbisni:
📍26 Nëntor – Teatri “A. Z. Çajupi”, Korçë, ora 12:00
📍10 Dhjetor – Teatri “Petro Marko”, Vlorë, ora 18:00
🎟️ Hyrja: Falas
Ky aktivitet organizohet nga UNFPA në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave “Zëri i të rinjve” në kuadër të projektit “Reduktojmë dhunën me bazë gjinore dhe praktikat e dëmshme përmes Qeverisjes së Përgjegjshme Gjinore”, financuar nga Qeveria e Italisë dhe zbatuar nga UNFPA në partneritet me Qeverinë Shqiptare.